LAJMI I FUNDIT:

Neville e Giggs lirojnë dy hotelet e tyre për punëtorët e spitaleve që po luftojnë coronavirusin

Neville e Giggs lirojnë dy hotelet e tyre për punëtorët e spitaleve që po luftojnë coronavirusin

Gary Neville ka thënë se të dy hotelet që ai është bashkëpronar me ish-shokun e skuadrës të Manchester United, Ryan Giggs do të vihen në dispozicion të stafit të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (NHS), pa ndonjë kosto pasi po luftojnë kundër pandemisë coronavirus.

Edhe klubi i Chelseat e ka rezervar gjithashtu hotel Millenniumin në stadiumin e tyre Stamford Bridge në Londër për stafin e NHS.


Të dy hotelet janë të vendosur në qytetin e Mançesterit.

“176 shtretërit tanë do të jenë të zënë nga punëtorët e NHS dhe profesionistët e mjekësisë nga e premtja” ka thënë Neville në një video të postuar në Twitter.

“E gjithë industria jonë duhet të tregojë solidaritet, jo vetëm për stafin tonë në këto periudha të pasigurta, por padyshim për njerëzit që kanë nevojë për strehim më së shumti në muajt e ardhshëm”.

“Punëtorët shëndetësorë do të jenë në gjendje të qëndrojnë aty pa asnjë kosto sado në muajt e ardhshëm, kur ata kanë nevojë për izolim larg nga anëtarët e familjes që mund të preken nga ajo që po ndodh”, ka thënë Neville.

Liga Premier është pezulluar deri më 4 prill për shkak të virusit, i cili ka infektuar më shumë se 242,000 njerëz globalisht dhe ka vrarë 9.800. /Telegrafi/