LAJMI I FUNDIT:

Neueri tregon se çfarë i tha Buffon me lot në sy pas ndeshjes

Neueri tregon se çfarë i tha Buffon me lot në sy pas ndeshjes

Portieri gjerman, Manuel Neuer ka treguar madhështinë e portierin italian, Gianluigi Buffon.

Humbja e Italisë pas penalltive nga Gjermania në çerekfinalen e Euro 2016, ka bërë me lot legjendën italiane, Gianluigi Buffon.


Por, edhe pse me lot në sy, portieri i kombëtares gjermane nuk ka harruar t’ia uroj fitoren homologut të tij gjerman, Manuel Neuer.

“Gianluigi Buffon më uroi mua me lotët që i shkonin në fytyrë. Ai është një njeri fantastik”, deklaroi portieri gjerman.

Ndeshja e rregullt dhe vazhdimet në mes të Gjermanisë dhe Italisë përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, ndërsa pas penalltive kombëtarja gjermane siguroi gjysmëfinalen. /Telegrafi/