Netflix ka filluar bllokimin e ndarjes së llogarive në 103 vende të botës

Platforma e njohur e transmetimit, Netflix, ka filluar bllokimin e premtuar prej kohësh për ndarjen e fjalëkalimeve të llogarive në tregjet kryesore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në.
Gjiganti i transmetimit tha se po i njoftonte klientët se duhet të paguajnë 7.99 dollarë në SHBA, nëse duan të ndajnë llogarinë e tyre me dikë jashtë shtëpive të tyre, transmeton Telegrafi.
Vendimi synon të rrisë abonentët.
Por në disa vende ku bllokimi i fjalëkalimeve tashmë është testuar, disa kanë hezituar ta bëjnë një pagesë të tillë.
Në Spanjë, kur përdoruesit duhej të paguante 6 euro për një llogari shtesë, platforma humbi më shumë se një milionë abonentë në tre muajt e parë të vitit.
Të martën, Netflix iu dërgoi email në lidhje me bllokimin e ndarjes së llogarive për klientët në 103 vende dhe territore, duke përfshirë Australinë, Brazilin, Francën, Gjermaninë, Meksikën dhe Singaporin.
Kompania më parë paralajmëroi investitorët se do të kishte anulime ndërsa zgjeron programin e saj, por tha: “Ndarja afatgjatë, me pagesë do të sigurojë një bazë më të madhe të ardhurash nga e cila ne mund të rritemi ndërsa përmirësojmë shërbimin tonë”.
Në Kanada, ku ndryshimet u prezantuan në shkurt, baza e anëtarësimit me pagesë është tani më e madhe se sa ishte përpara ndryshimeve dhe rritja e të ardhurave u rrit, thuhej më parë.
Netflix kishte vlerësuar më parë se më shumë se 100 milionë familje ndajnë fjalëkalimet, pavarësisht se kjo është në kundërshtim me rregullat e tij zyrtare.
P.sh. nëse keni pakon standard, atëherë keni mundësinë të shtoni një anëtar shtesë që mund të përdorë shërbimin jashtë familjes tuaj për një shumë shtesë çdo muaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Shkencëtarët kanë zhvilluar një kamerë në formë pilule për të diagnostikuar problemet e tretjes

Apple: iPhone do të paralajmërojë përdoruesit për fotografi eksplicite

Tani mund të luani Doom legjendar në teletekst

Apple zbuloi kufjet 'Vision Pro' që do të kushtojnë 3,500 dollarë – a do të jenë ato çfarë njerëzit janë duke kërkuar?

Vjen me ekran më të madh, iPhone 16 Ultra në fotografi

WordPress po bëhet me mjet AI, ku ndihmon përdoruesit për të gjeneruar si dhe për të edituar tekste

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?