LAJMI I FUNDIT:

Nesër protestohet në Strugë kundër një deponie hedhurinash

Nesër protestohet në Strugë kundër një deponie hedhurinash

A1on bën të ditur se nesër do të protestohet në qytetin e Strugës, siç thuhet, kundër një deponie që me muaj përdoret për grumbullim mbeturinash, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët kanë folur me A1on dhe kanë njoftuar se kanë dërguar një kërkesë te kryeministri Zoran Zaev, si edhe te Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përmes së cilës njoftojnë për gjendjen alarmante.


Deponia në fjalë gjendet në një largësi prej 1.5 kilometrave nga liqeni i Ohrit./Telegrafi/