LAJMI I FUNDIT:

Të martën nënshkruhet marrëveshja për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës

Të martën nënshkruhet marrëveshja për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot udhëton për në Belgjikë, ku nesër do të nënshkruhet marrëveshja për sigurime sociale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Ministri Reçica do të nënshkruajë marrëveshjen me Maggie De Block, ministre e Punëve Sociale dhe Shëndetit Publik.


Qëllimi marrëveshjes është interesi reciprok i qytetarëve të të dyja shteteve që të mund të realizojnë të drejtat nga fusha e sigurimeve sociale, si e drejta në pension kontributpagues, familjar dhe në pension invalidor të punës. /Telegrafi/