LAJMI I FUNDIT:

“Nesër i marr dhe i dërgoj në Evropian”, Ismet Munishi ‘shpërthen’ ndaj Alain Giresse

“Nesër i marr dhe i dërgoj në Evropian”, Ismet Munishi ‘shpërthen’ ndaj Alain Giresse

Trajneri i njohur nga Kosova, Ismet Munishi ka bërë disa deklarata interesante kundrejt Alain Giresse, ndërsa nuk la pa theksuar se ai do ta dërgonte këtë ekip të Përfaqësueses së Kosovës në Euro 2024.

Në Budapest të Hungarisë, ‘Dardanët’ u mposhtën të hënën mbrëma nga Bjellorusia me rezultat 2-1 në kuadër të Grupit I.


Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Ismet Munishi pretendoi se selektori Alain Giresse, nuk i njeh disa nga futbollistët e Kosovës.

Giresse drejtoi Kosovën për herë të fundit ndaj Bjellorusisë, ai do të shkarkohet nga posti i përzgjedhësit
Lexo po ashtu Giresse drejtoi Kosovën për herë të fundit ndaj Bjellorusisë, ai do të shkarkohet nga posti i përzgjedhësit

“Zyrtarisht jemi në krizë. Gjysmën e futbollistëve nuk i njeh selektori i Kosovës, nuk i ka parë duke luajtur, nuk e dinë kush mund të luajë”, ka thënë fillimisht Munishi.

Munishi edhe ironizoi me Giresse duke thënë se “sot ishte fusha e mirë, më mirë të luajmë ndoshta në fushë të keqe”.

Megjithatë, kjo nuk ishte e tëra pasi ish-trajneri i Prishtinës deklaroi se ai do ta dërgonte këtë ekip në Euro 2024.

“Nesër unë i marrë e i çoj në Kampionat Evropian. Publikisht po e them se me këto pikë që i kanë e çoj Kosovën në Evropian. Nuk është faji te futbollistët. Djemtë janë duke e dhënë maksimumin”.

“Me besu në këtë trajner është i me besu në baba dimër”, përfundoi trajneri i njohur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori