Shorti do të hidhet në ora 11:00, ndërsa prezent do të jenë të gjitha klubet e Superligës dhe Ligës së Parë me nga një anëtarë të tyre.

‘Me qëllim të përgatitjes sa më të mirë për edicionin e ri të garave nesër më 26 qershor në orën 11.00 në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë do të bëhet tërheqja e shortit për kampionatin e ri 2015/2016 për Raiffeisen Superligë dhe për Ligën e Parë të Kosovës’, thuhet në njoftimin e Federatës.


Edhe këtë vit Superliga numëron 12 skuadra, kurse Liga e Parë 16. /Telegrafi/

telegrafi sport app