Të gjitha Qeveritë e deritanishme kanë pasur qëllim heshtjen e RTVM dhe të luajnë me televizionet private për kontrollim dhe manipulim më të lehtë të mendimit publik, thotë Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.
Në pyetjen në lidhje me vërejtjet e dërguara për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, Selmani tha se çdo Qeveri që është seriozisht e interesuar për reforma në sistemin e mediave do të pranojë këto vërejtje, sepse ata janë të argumentuara. Vërejtja kryesore e SHGM-së dhe organizatave tjera është përqindja e financimit të Radio televizionit të Maqedonisë dhe kërkesa e tyre është që për RTVM të ndahen 1 për qind e buxhetit kombëtar, duke përfshirë financimin e Ndëmarrjes publike radio difuzive të Maqedonisë dhe Agjencionit për media.
“Ne vlerësojmë se 25 deri më 30 milionë euro janë të mjaftueshme për fillim në RTVM, për të pasur mjete optimale në disponim, për të bërë kthim të vërtetë në funksionim. Qëllim i të gjithë pushteteve në Maqedoni ka qenë mosfunksionimi i RTVM, që të mund të bëhet manipulimi i kontrolluar i mendimin publik nëpërmjet të mediave private dhe këtu mendojmë se qëndron ndryshimi i qëndrimit të Qeverisë së tanishme, e cila në opozitë nuk e kishte problem të sigurojë 1 për qind nga buxheti për RTVM, ndërsa tani është e vendosur në 0.7 për qind”, thotë Selmani.
Selmani thotë se do të bëjnë gjithçka që është e mundur në periudhën e ardhshme për të bindur Qeverinë e re se 1 për qind nga buxheti është përqindja e duhur për funksionim të mirë të RTVM-së, duke shtuar se argumentet janë në anën e SHGM-së dhe organizatave tjera dhe se mburoja e vetme që mund të përdorë Qeveria është se nuk kanë financa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit