Nëse nuk nuk vazhdon me punë, ‘Jugohrom’ paralajmërohen largime nga puna për punëtorët
Jugohromi do të fillojë me pushimin nga puna të një pjese të të punësuarve muajin e ardhshëm nëse
Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor sërish merr vendim për ndalesë të punës së saj për shkak të A-lejes së integruar, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Siç tha sot në konferencën për shtyp drejtori Vasil Skenderovski, pronari i Jugohromit ka qellime të qarta – të investojë në sistemin për pluhur, por konsideron se shteti duhet të sigurojë kushte të barabarta në treg për të gjitha kombinatet.
“Kur veçmë kërkon zgjidhje sistematike, shteti duhet të sigurojë edhe kushte për punë, sidomos nëse merret parasysh se leja ekologjike nënkupton ndërtim komplet të reparteve të reja”, theksoi Skenderovski në Odën ekonomike, duke aluduar në problemin me pronësinë e tokës.
Sipas tij, Inspektorati nuk ka status të njëjtë ndaj të gjithë kapaciteteve të disponueshme prodhuese në Tetovë dhe rrethinë, ndërsa nuk janë mbajtur edhe akuzat se Jugohromi është shkaku më i madh për ndotjen e ajrit.
“Më me përgjegjësi them se ndota e ajrit në Tetovë fare nuk është zvogëluar edhe krahas mospunës së kombinatit”, potencoi drejtori.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Skenderovski tha se për gjendjen ka zgjidhje. Njëra prej tyre është që të sigurojë garanci bankare dhe t’i mundësojë Jugohromit që të marrë kredi për sistem ekologjik.
Ndalesa për punë të Jugohromit skadon nesër, ndërsa ka qenë me afat prek 90 ditëve. Drejtori Skenderovski informoi se tre muajt e fundit ka arritur t’i mbajë të punësuarit, por situata tashmë po bëhet alarmante.
“Nëse në kushte normale prodhojmë rreth 70.000 tonë feronikel, tani shifra ka rënë në 30.00 tonë ose në 40 për qind më pak nga kapaciteti i disponueshëm”, tha Skenderovski.
Ndërkohë, sindikata e Jugohromit paralajmëroi se në shenjë proteste për shkak të shkyçjes së furrave, nesë prej ora 11:00 deri në ora 13:00 do të protestojnë para pikës pagesre në Zhelinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit