LAJMI I FUNDIT:

Nëse Liverpooli nuk e mposhtë sonte Real Madridin – “fajtorin” duket se e kanë gjetur tashmë anglezët

Nëse Liverpooli nuk e mposhtë sonte Real Madridin – “fajtorin” duket se e kanë gjetur tashmë anglezët

Nëse Liverpooli e ka ndjenjën se është grabitur pas finales së sontme, mund t’i imagjinoni komentet. Por, ata do të shpresojnë se Clement Turpin i Francës nuk do të ketë probleme të tilla.

Ai nuk është më i popullarizuari në mesin e tifozëve francezë. Mirëpo, UEFA e konsideron gjyqtarin një nga më të mirët në Evropë – prandaj emërimi i tij për finalen e Ligës së Evropës mes Manchester United dhe Villarrealit sezonin e kaluar, nuk përfundoi mirë për anglezët – e që ka dyshime nga këta të fundit për finalen e sontme.


Po kështu ai ishte gjyqtari i katërt për finalen e 2018-ës mes Liverpoolit dhe Real Madridit dhe tashmë dihet se si përfundoi ajo.

Akuza të rënda nga kampi i Liverpoolit për finalen e humbur ndaj Real Madridit në vitin 2018
Lexo po ashtu Akuza të rënda nga kampi i Liverpoolit për finalen e humbur ndaj Real Madridit në vitin 2018

The Reds do të shpresojnë që Turpin të mos bie në ndonjë teatër të Realit të shtunën mbrëma. Ai duhet të zhvillojë një finale të mirë.

Zyrtari francez ishte në krye të finales së Ligës së Evropës në vitin 2021, kur Villareal mposhti Manchester United në penallti.

Parashikim, analizë, statistika dhe formacionet e mundshme: Liverpool - Real Madrid
Lexo po ashtu Parashikim, analizë, statistika dhe formacionet e mundshme: Liverpool - Real Madrid

Liverpool dhe Real Madrid do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë në vitet e fundit – me skuadrën spanjolle që triumfoi në vitin 2018.

Të dy skuadrat u takuan sezonin e kaluar në çerekfinalet e të njëjtit kompeticion, me Madridin që fitoi takimin 3-1 në total përpara se të eliminohej nga fituesi që është ende në fuqi, Chelsea. /Telegrafi/

Foto: Clement Turpin/ Gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve