Nëse keni përdorur Facebook nga maji 2007 deri në dhjetor 2022 në SHBA, kjo kompani ndoshta ju ka borxh para – ja se si mund të aplikoni “për t’i fituar ato”!
Ju mund të keni të drejtë për një pjesë të një pagese prej 725 milionë dollarësh që Meta pranoi të paguante në një padi grupore.
Kështu shkruajnë mediat e huaja, sipas të cilave, përdoruesit e kualifikuar mund të jenë ata që kishin përdorur një llogari në Facebook në SHBA që nga 24 maj i vitit 2007 deri më 22 dhjetor të vitit 2022 – dhe këta individë duhet të paraqesin një kërkesë KËTU deri më 25 gusht 2023.
Sipas tyre, përcjell Telegrafi, padia, në të cilën Meta nuk pranoi asnjë keqbërje, pretendon se platforma e mediave sociale “ofroi” të dhëna të përdoruesve dhe të dhëna për miqtë e përdoruesve pa leje – në dispozicion të palëve të treta.
Kjo lidhet edhe me skandalin e Cambridge Analytica të vitit 2018, i cili pretendonte se kompania kishte keqpërdorur të dhënat nga dhjetëra miliona llogari në Facebook duke lejuar qasjen nga palët e treta.
“Facebook dyshohet se ka ditur për mbledhjen e pahijshme të të dhënave të Cambridge Analytica që nga viti 2015 dhe nuk ka ndërmarrë veprime për të ndaluar aktivitetin ose për të njoftuar përdoruesit deri në mars 2018”, citohet të ketë thënë zyra ligjore e Keller Rohrback në faqen e saj të internetit.
Kështu, padia pretendon se “Facebook nuk arriti të mbronte siç duhet përmbajtjen dhe informacionin e përdoruesve nga keqpërdorimi ose qasja e paautorizuar”.
Padia u ngrit në vitin 2019 nga paditësit që pretenduan se Facebook nuk shpërndante vetëm të dhëna bazë, si gjinia dhe mosha, por edhe fotografitë e tyre, videot që ata bënë, videot që shikuan dhe fjalët nga mesazhet e tyre të drejtpërdrejta personale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMësohet koha kur do të dalë GTA VI
Imazhet e zbuluara të iPhone 16 Pro Max tregojnë se ekrani i madh mund të mos jetë i vetmi ndryshim shqetësues
Pesë terma që kurrë nuk duhet të kërkoni në Google
Çfarë është AI, si funksionon dhe për çfarë mund të përdoret?
Nokia nxjerr tablet?
Spotify lanson veçorinë karaoke në aplikacion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore