LAJMI I FUNDIT:

Nëse jeni fëmija i parë, me siguri jeni më e mençura

Nëse jeni fëmija i parë, me siguri jeni më e mençura

Duke i konfirmuar edhe konstatimet e mëhershme, hulumtuesit kanë vërtetuar se fëmija i parë është më inteligjenti.

Ekonomistët nga Universiteti i Edinburghit thonë se fëmijët e parë janë më të avancuar në inteligjencë sesa motrat dhe vëllezërit e tyre, e kjo sepse kanë më shumë stimulim nga prindërit.


Studimi i ka analizuar të dhënat e 5,000 fëmijëve – të cilëve u ishte kërkuar të kryejnë teste të ndryshme çdo dy vite.

Rezultatet kishin treguar se fëmijët e parë kishin shënuar pikë më të larta në teste të inteligjencës qysh në moshë të hershme.

Vlen të ceket se studimet e mëhershme gjithashtu kanë treguar se fëmijët e parë priren të jenë më të suksesshëm në jetë. /Telegrafi/