të që nuk arriti ta zbatojë në plotni si kryeministër, Hashim Thaçi u zotua ta mbrojë si President i Kosovës.
Ka tetë vite që akti më i lartë juridik i shtetit të Kosovës, Kushtetuta, sipas atyre që e hartuan, nuk po arrin të gjejë zbatim në gjithë territorin dhe shkelësit më të mëdhenjë janë pikërisht gardianët e saj.
Si pasojë, dy president janë larguar për mos zbatim derisa vet ish kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani është nën aktakuzë.
Sa ishte në krye të kësaj pozite sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale në cilësinë e kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Hasani kishte vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij zyrtare me rastin e vendosjes për kërkesën e presidentes së Republikës së Kosovës në lidhje me dekretin e saj, që ka pasur të bëjë me emërimet e gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Për këtë, edhe juristët e shohin vështirë të realizueshëm zotimin e të parit të shtetit në këtë situatë.
“Deri më tani Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shkelur nga shumëkush dhe shumë herë në vazhdimësi. Struktura të caktuara funksionare të institucione të Kosovës e ekzekutivi për fat të keq po vazhdojnë ta shkelin Kushtetutën e Kosovës”, thotë për Gazetën Fjala njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu.
Ai vlerëson se ky dokument nuk është duke u respektuar si një akt i shenjtë as nga vet qytetarët e të zgjedhurit e tyre.
“Segmente të caktuara të insitucioneve në Kosovë nuk e njohin Republikën, e quajnë me emra të ndryshëm në institucione edhe në parlament, ndonëse janë persona zyrtarë në shtetin e Kosovës”, thotë Baraliu.
Baraliu edhe themelimin e Gjykatës Speciale në Kosovës e cilëson si antikushtetuese. Ai vlerëson se kjo gjykatë është suspenduese e gjithë sistemit juridik e gjyqësor në Kosovë.
“Libra të thjeshtë në Kosovë, shëndrrohen në akte juridike ndërkombëtare”, ka thënë Baraliu.
Veriu sfidon Kushtetutën e Kosovës
Por, nuk është rasti i vetëm i Enver Hasanit e Gjykata Sperciale në të cilin është shkelur Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Ajo që tetë vite nuk po arrinë të gjejë zbatueshmëri në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, ku qasja e shtetit të Kosovës në këto komuna ende mbetet simbolike dhe e kufizuar.
Njohësit e çështjeve juridike thonë se atje edhe më tej funksionojnë strukturat paralele, nuk ka sistem unik të drejtësisë, nuk ka sistem unik arsimor, dhe nuk ka prani të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si institucion i thirrur nga kushtetuta për të ruajtur dhe ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie.
Në këtë drejtim, juristi, Blerim Burjani ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk është zbatuar asnjëherë në veri të shtetit.
Sipas tij serbët lokal shkelin kushtetutën e Kosovës përderisa jetojnë në Kosovë e ndjekin kushtetutën dhe ligjet e Serbisë.
“Liria e mallrave dhe njerëzve, asnjë normë kushtetuese nuk u zbatua nga pakica serbe, madje kjo Kushtetutë u shkel nga serbët lokal të cilët formalisht jetojnë në Kosovë dhe e zbatojnë kushtetutën serbe”, ka thënë Burjani.
Tetë vite, Kosova pa ushtri
Kufizimet ligjore të vendosura lidhur me armatimin, numrin e pjesëtarëve si dhe me kompetencat e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) e bëjnë që ajo në publik të mos konsiderohet si ushtri. Të gjitha kufizimet aktuale mund të eliminohen përmes ndryshimit të legjislacionit përkatës brenda dispozitave ekzistuese të Kushtetutës.
Mirëpo sipas ekspertëve juridik janë shantazhet e listës serbe, vendosja e kushteve nga ta, ato të cilat i kanë bërë të pakompletuara institucionet e shtetit.
“Kosova mbetet pa ushtri nga shantazhi i listës serbe,vendosja e kushteve të pa pranushme ka lënë të pakompletuara institucionet e shtetit. Mos uniteteti i duhur nga partitë politike, marrja me interesa tjera ka bërë që shteti të mbetet pa forca të armatosura”, ka thënë Burjani.
Ndërkaq Mazllum Baraliu thotë se është absurde që Kosova tash e sa vite pas themelimit të Kushtetutës të mos ketë ushtri të sajen.
“Shëndrrimi i Forcave të Sigurisë në ushtri është njëri nga kushtet e domosdoshme , sepse është absurd që një shtet sovran të mos ketë një forcë mbrojtëse”, ka thënë Baraliu.
Aktualisht, rolin e forcës mbrojtëse në Kosovë e ka KFOR-i. Kurse proceduralisht, Forcat e Armatosura të Kosovës do të mund të themelohen vetëm nëse krijohet konsensusi politik edhe me pakicën serbe që të votojë pro ndryshimeve kushtetuese.
Dita e Kushtetutës së shkelur
Pasi ishte draftuar më 9 prill të vitit 2008, duke u mbështetur në parimet e Pakos së Ahtisaarit, Kushtetuta e Kosovës kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, të po të njëjtit vit.
Përveç ndryshimeve që pësoi në amendamentet për marrjen e pushtetit nga misionet ndërkombëtare, karakteristike për këtë Kushtetutë ishin edhe shkelësit e saj.
Gjykatës Kushtetuese, si gardiane e këtij dokumenti, i është dashur t’i “largonte” nga pozita më e lartë e shtetit, dy pararendësit e presidentes Atifete Jahjaga, Fatmir Sejdiun e Behgjet Pacollin.
I pari u “gjykua” për mbajtje të postit të kryetarit të Lidhjes Demokratike në kohën kur po e drejtonte shtetin, ndërsa i dyti, ra më shumë viktimë e shkeljeve procedurale në emërim të cilat i bëri Kuvendi i Kosovës.
Edhe tetë vjet pas fuqizimit të saj, Kushtetuta e Kosovës vazhdon të sfidohet seriozisht në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, ku qasja e shtetit të Kosovës mbetet simbolike dhe e kufizuar. /gazeta fjala/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre