LAJMI I FUNDIT:

Nëntë dronë u rrëzuan në hapësirën ajrore të Kievit, thotë administrata ushtarake e kryeqytetit

Nëntë dronë u rrëzuan në hapësirën ajrore të Kievit, thotë administrata ushtarake e kryeqytetit

Nëntë dronë Shahed të prodhuar nga Irani janë rrëzuar në hapësirën ajrore të Kievit, ka thënë administrata ushtarake e kryeqytetit.

“Alarmi ajror vazhdon në Kiev”, ka thënë administrata në aplikacionin e mesazheve Telegram, përcjell Telegrafi.


“Armiku po sulmon kryeqytetin me municion ‘Shahed’. Mbrojtja ajrore është në aksion”.

Dëshmitarët okularë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se dëgjuan disa shpërthime të forta herët të hënën në dhe rreth Kievit.

Më herët, guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba tha se rajoni ishte nën një sulm me dron.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse shpërthimet ishin sisteme të mbrojtjes ajrore që shkatërronin dronët ose nga goditja e objektivave. /Telegrafi/