LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Dhomën e Tregtisë Zvicër-Kosovë

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Dhomën e Tregtisë Zvicër-Kosovë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimin me presidentin Stefan Sarkany të Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër-Kosovë.

Kjo marrëveshje hap rrugë trajnimit, certifikimit dhe licencimit të personave përgjegjës të cilët janë të angazhuar në punëtoritë për riparim, servisim dhe rregullim të automjeteve. Veprimi i sotëm ka një rëndësi të madhe për nismën e realizmit të projektit të Sindikatës Zvicerane të Automobilave, për hapjen e shkollave profesionale në fushën e automjeteve dhe profilizimin e kuadrove të këtij profili në vendin tonë.


Këtë e ka bërë të ditur vet ministri Pal Lekaj më anë të një statusi në rrjetin social Facebook.

“Sot nënshkrova memorandum bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër-Kosovë, përmes së cilës i hapim rrugë trajnimit, certifikimit dhe licencimit të personave përgjegjës të cilët janë të angazhuar në punëtoritë për riparim, servisim dhe rregullim të automjeteve. Kjo marrëveshje është nismë e realizmit të projektit të Sindikatës Zvicerane të Automobilëve për hapjen e shkollave profesionale në fushën e automjeteve. Jemi të përkushtuar që të sjellim lëvizje frytdhënëse në secilën sferë, si në këtë rast, arsimimi i të rinjve. Për #Kosovën që duam të gjithë!”, ka shkruar ministri Lekaj.​ /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ekonomi
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Në mesin e 25 shteteve konkurruese

Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Ekonomi
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori