LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetarja e Vetëvendosjes priti në takim delegacionin e OSBE-së

Nënkryetarja e Vetëvendosjes priti në takim delegacionin e OSBE-së

Një delegacion i OSBE-së, që po qëndron në Kosovë, ka zhvilluar sot një takim me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Siç thuhet në komunikatë, nënkryetarja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe anëtarët e Kryesisë,  Arben Vitia dhe Kreshnik Ahmeti, pritën në takim delegacionin nga OSBE, të udhëhequr nga përfaqësuesi i Komisionarit të Lartë për Pakicat Kombëtare, Alessandro Rotta, i cili ishte i shoqëruar nga zyrtarja politike kombëtare, Drita Gjeli dhe asistenti Miquel Vidal Bover.

“Rotta njoftoi zyrtarët e Lëvizjes mbi misionin e Komisionarit të Lartë për Pakica Kombëtare dhe projektet të cilat ka për Republikën e Kosovës. Misioni i përmirësimit të raporteve mes komuniteteve në Kosovë synohet të arrihet nëpërmjet projekteve të edukimit dhe mësimit të gjuhëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Tutje, z. Rotta u interesua për programin e Qeverisë së re të drejtuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, në raport me komunitetet pakicë në vend”, thuhet në njoftim.

“Mulhaxha-Kollçaku e njoftoi delegacionin mbi dialogun e brendshëm të cilin do ta realizojë Qeveria e re, e që do të fillojë që nga java e parë e qeverisjes. Synimi i këtij dialogu do të jetë që të dialogohet mbi çështjet socio-ekonomike të komuniteteve në vend dhe të gjendet zgjidhje për to drejt integrimit të të gjitha komuniteteve. Për mundësitë e këtij dialogu, Vitia tregoi përvojën e tij si drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies në Komunën e Prishtinës, ku shumë çështje socio-ekonomike të komuniteteve nuk ishin zgjidhur deri atëherë, për shkak të mungesës së komunikimit dhe mirëbesimit. Z. Ahmeti njoftoi zyrtarët e OSCE se si qeveria e ardhshme do t’i vlerësoj të gjitha marrëveshjet e deritanishme të qeverive të kaluara me Serbinë para se ta fillojë dialogun e ri, i cili për dallim nga e kaluara, do të bazohet mbi parime të qarta dhe raporte reciproke”.

“Në fund, palët u pajtuan që të mbesin në kontakt edhe më tutje, për t’u njoftuar me zhvillimet e reja dhe për të ndërtuar bashkëpunim të frytshëm drejtë integrimit të të gjitha komuniteteve në vend”, thuhet në njoftimin e VV-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori