Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti ka thënë se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po përballet me prangosjen për ideal dhe për vlera kombëtare.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Hoti e ka analizuar edhe një poezi të Sali Bytyqit për Albin Kurtin të shkruar më 31 dhjetor të vitit 1999 në burgun e Nishit.
Ky është postimi i plotë i Hotit në Facebook:
Ajo që mi ka bërë të veçantë shokët e mi, ata që kanë pasur fuqinë të mos lodhen në rrugëtimin tonë të përbashkët, ka qenë parësia për t’i dashur e kuptuar se vlerat si: liria, kombi, atdheu dhe republikat shqiptare, rrjedhimisht tokat ku ata vdesin e jetojnë, janë vlera që na bëjnë të përbashkët gjithmonë, pavarësisht se ku jetojmë e veprojmë në jetën e përditshme.
Të tillë kalorës të lirisë së mendimit ku idealin e barti me vete, siç mban ushtari kapelën e kresë, ani se mund të mbeten të ‘harruar’ jo rrallë herë, janë gjithmonë atje ku atdheu i ka hallet, brengat dhe dhimbjet e veta.
Albin Kurti sot përballet me prangosjen për këtë ideal dhe për këto vlera. Ata që mendojnë se ka thyer ligjin, mirë që mendojnë ashtu. Kjo është mënyra e dhimbshme, por më e fuqishme që ai të kthehet në politikë si feniksi, pavarësisht aktit në qoftë se mund të ketë ose jo ndëshkim politik, pavarësisht se disa nga kalorësit e tij kanë treguar shenja lodhje.
Mbi të gjitha nderimi dhe shërbimi për Atdheun.
Poezia e Saliut është sot më e bukur se kur u shkrua në vitin 2000 në burgun e Nishit. Në atë kohë ndërroheshin mijëvjeçarët, por shqiptarët ende jetonin me epokat e tyre mijëvjeçare dhe pushtuesi ende i kishte të pranguar në gropën serbe disa prej vajzave dhe djemtë të lirisë.
Poezia e Saliut është sot një rekuiem i dhimbshëm dhe të gjithë ata që do të bëjnë gëzuar në ndërrimin e moteve, do të duhej t’ia ndajnë një vëmendje të vockël Albin Kurtit. Rhoti
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë