LAJMI I FUNDIT:

Nëndetësja shqiptare e kohës së Bashkimit Sovjetik që refuzon të fundoset

Nëndetësja shqiptare e kohës së Bashkimit Sovjetik që refuzon të fundoset

Rreshteri në pension Neim Shehaj, i kalon ditët e tij duke riparuar një nëndetëse të kohës së Bashkimit Sovjetik, një dëshmi e së shkuarës komuniste të Shqipërisë, që tani është pjesërisht e ndryshkur, e pjesërisht e fundosur në një bazë detare në Adriatik.

Reklama

Fati i nëndetëses së kohës së Luftës së Ftohtë në bazën e Pashalimanit, nga ku Moska shpresonte dikur të kontrollonte Mesdheun, është në fije të perit pasi autoritetet nuk e dinë ende se çfarë duhet të bëjnë me të.

“Kjo nëndetëse është si një kishë për mua…unë erdha këtu kur isha marinar i ri dhe tani jam thinjur”, thotë për agjencinë franceze të lajmeve AFP Shehaj, 63 vjec, që dikur ka shërbyer në të për tre dekada.

Nëse nëndetësja nuk do të nxirret nga deti shpejt, ajo rrezikon të fundoset plotësisht dhe të marrë me vete edhe gjithë historinë e saj, shprehet Shehaj.

Nëndetësja ishte pjesë e të ashtuquajturit Projekti 613, që përbëhej nga nëndetëset e para që Bashkimi Sovjetik ndërtoi pas Luftës së Dytë Botërore.

Ajo është e vetmja e mbijetuar nga 12 gjithsej që Moska kishte vendosur në bazën e Pashalimanit në gjirin e Vlorës, në fund të viteve 1950, kur Shqipëria dhe Bashkimi Sovjetik ishin aleatë të ngushtë.

“Nga këtu, unë mund të kontrolloja Mesdheun, deri në Gjibraltar”, thotë komandanti në pension i nëndetëses, Jak Gjergji, duke cituar Nikita Krushovin në 1959 gjatë vizitës në bazë.

Krushovi shpresonte të vendoste raketa me rreze të gjatë veprimi, luftanije dhe të ndërtonte edhe një aeroport në bazën në jugperëndim të Shqipërisë.

Ministria e Kulturës, e cila u zotua për vite me radhë për të restauruar nëndetësen, i tha AFP se do ta “përcillte dosjen” në Ministrinë e Mbrojtjes, e cila mund ta përfshijë atë në një muze të ardhshëm të Luftës së Ftohtë.

Shqipëria përqafoi Perëndimin pas rënies së komunizmit në vitin 1990, u bashkua me NATO-n dhe aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Baza ka qenë e një rëndësie të madhe që nga lashtësia për shkak të pozicionit të saj gjeostrategjik… i gjithë trafiku detar në detin Adriatik por edhe në Mesdhe mund të kontrollohet prej saj”, thotë komandanti i flotiljes Sabri Gjinollari.

Një tjetër bazë e ngjashme, është edhe ajo e Porto Palermos, më në jug të vendit por ajo mban një tjetër firmë, atë të kinës. Atje do të vinin luftanijet kineze, që në fakt, nuk erdhën kurrë. Komandanti i saj, Majori Shkëlqim Shytaj, tregon për të.

“Kur diktatori komunist, paranojak i Shqipërisë, Enver Hoxha, ndërpreu lidhjet me Bashkimin Sovjetik, duke akuzuar Moskën se kishte devijuar nga marksizmi i vërtetë, Shqipëria i hodhi sytë nga Kina. Por edhe kjo lidhje nuk zgjati shumë, duke e çuar vendin më pas drejt një izolimi në stil Koreano-Verior, kur vendi u tej mbush me bunkerë, për tu vetëmbrojtur nga armiqtë që e rrethonin nga çdo anë”, thotë Shytaj. /AFP/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Lajme
Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Siguri
Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës  dhe tre sulmues serbë

Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë

Lajme
Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Lajme
Policia: Aksioni në Banjskë vazhdon, arrestohet një tjetër sulmues me uniformë ushtarake

Policia: Aksioni në Banjskë vazhdon, arrestohet një tjetër sulmues me uniformë ushtarake

Lajme
Kandiq: Vuçiq t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët

Kandiq: Vuçiq t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët

Lajme
Kalo në kategori