LAJMI I FUNDIT:

Nënat e reja: Ja pse këshillat e vjehrrave nuk vlejnë!

Nënat e reja: Ja pse këshillat e vjehrrave nuk vlejnë!

Mëmësia është periudhë shumë e bukur për çdo grua, por shpeshherë kjo ndjesi shkatërrohet nga disa këshilla të këqija që na japin prindërit, sidomos mamatë.

Sapo një grua njofton të afërmit se është shtatzënë, ata nisin garën se kush e kush jep më shumë këshilla: të gjithë kanë diçka për të thënë, një këshillë për çdo lloj situate.


Dhe bujaria e tyre në këtë fushë vijon edhe pas lindjes, gjatë periudhës së ushqyerjes me gji apo ushqimit të mëvonshëm. Ndaj nënat e reja duhet ta marrin me qetësi këtë punë: do dalë gjithmonë një prind për të të dhënë një këshillë, nuk ka rëndësi nëse ju ia keni kërkuar apo jo.
Qëllimet duket se janë të mira: qejfi për të marrë pjesë në gjithë këtë ngjarje të gëzueshme, dëshira për t’i dhënë përvojë nga e veta, ideja për të ndihmuar nënën e re.

Megjithatë çdo nënë, në çdo shtatëzani e gjen veten duke përjetuar një përvojë të re, ku mëson të njohë fëmijën e vet dhe të dy përshtaten me njëri tjetrin. Ndërsa fëmija rritet, rritet edhe vetë nëna dhe mëson gjëra të reja, eksploron territore të reja, zbulon ndjesi krejt të panjohura. Çdo nënë i ka vetë të gjitha mekanizmat për t’u përballuar me çdo situatë të re. Të gjitha përveç atij se si duhet të përballojë atë varg këshillash që i jepen orë e çast.
Faqja në internet Mumsnet.com, një rrjet anglez mjaft popullor, ku prindërit shkëmbejnë përvoja dhe informacione mbi prindërimin, ka mbledhur mjaf dëshmi të shumë nënave dhe eksperiencave të tyre me këshillat më të çuditshme që kanë marrë.

Një nga më përhapurat është që fëmija duhet lënë të qajë, sepse mushkëritë e fëmijëve kanë nevojë për ushtrime. Këshilla, në vetvete absurde, duket më qesharake kur jepet nga vjehrrat duhanpirëse. Leksionet pastaj vazhdojnë… Thithka të forta? Duhen lyer me reçel.

Fëmija mezi vihet në gjumë? Nëna duhet të pijë birrë përpara se t’i japë gji. Dhe shkojnë dhe më tej: pickoni vazhdimisht këmbët e fëmijës kur i jepni gji, në mënyrë që të pijë më shumë qumësht; goditni krevatin sapo fëmijën ta zërë gjumi, në mënyrë që kur të rritet të mësohet të flejë edhe në ambiente jo të qeta; jepini një kockë qingji kur nis të hajë që të mësojë të përtypet; lidheni (siç bëhej dikur) kur është i vogël, që t’i bëhen këmbët e drejta etj etj.

Ndoshta këshilla e duhur që u duhet dhënë nënave është që të mësojnë mos t’i kushtojnë vëmendje këtyre sugjerimeve të çuditshme, por të qeshin me to dhe t’i harrojnë në çast, shkruan Living,.

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Flokë dhe stil
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqim i shëndetshëm
Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Moda
Vetëm gratë e guximshme si Heidi Klum mishërojnë stilin e veshjes kështu

Vetëm gratë e guximshme si Heidi Klum mishërojnë stilin e veshjes kështu

Moda
Kalo në kategori