LAJMI I FUNDIT:

Nëna ia thirri të birit policinë, organizoi aheng në shtëpi derisa ajo ishte në pushim (Foto)

Nëna ia thirri të birit policinë, organizoi aheng në shtëpi derisa ajo ishte në pushim (Foto)
Young people with plastic cups at party

Alinson Robinson në Lancashire e Anglisë, ia ka thirrur të birit Oliver policinë, në momentin që ka kuptuar se ai ka mbledhur shoqërinë në shtëpi, pa dijeninë e saj.

Madje, 49-vjeçarja kërkoi që ta mbyllin të birin e saj 18-vjeçar, në mënyrë që të mësojë për të vepruar si i rritur, transmeton Telegrafi.


Prindërit e tij e ndërprenë pushimin, kur një fqinj iu tregoi se në shtëpinë e tyre diçka nuk është në rregull.

Oliver gjatë ahengut

Me tu kthyer, ata gjetën një xham të dritares së thyer, orendi të dëmtuara dhe dyshemetë e mbuluara me urinë dhe të vjella.

Oliver kishte dashur të bënte një aheng të vogël me shoqërinë e ngushtë, por me të kuptuar të tjerët, gjërat dolën prej kontrollit.

Gjatë kohës sa ishte në arrest, adoleshenti kishte thënë se në shtëpi u mblodhën njerëz ta paftuar që nuk i njihte, por nuk kishte si t’i largonte.

Për më keq, atij i është hidhëruar babai aq shumë, sa që e ka përjashtuar prej kompanisë që e ka në pronësi dhe i jepte rrogë të majme. /Telegrafi/