LAJMI I FUNDIT:

Nëna e sulmuesit të shkollës në Teksas: “Faleni birin tim”

Nëna e sulmuesit të shkollës në Teksas: “Faleni birin tim”

Nëna e sulmuesit të shkollës në Uvalde, Salvador Ramos, tha se ishte në shok dhe kërkoi falje pasi djali i saj qëlloi dhe vrau 21 persona në një shkollë fillore në Teksas të martën.

“Nuk kam fjalë, nuk e di se çfarë po mendonte. Ai i kishte arsyet e tij për të bërë ato që bëri dhe ju lutem mos e gjykoni. Unë dua që vetëm fëmijët e pafajshëm që vdiqën të më falin”, tha Adriana Martinez.


Kur u pyet se çfarë iu thotë familjeve të viktimave, ajo u përgjigj: “Më falni, faleni birin tim”.

Martinez e përshkroi Ramosin si “të qetë”.

“Ai ishte shumë i qetë. Ai ishte vetvetja. Ai nuk shqetësonte askënd, ai nuk i bëri asgjë askujt”, tha ajo për Televisa.

Gjyshi i tij në anën tjetër tha për CNN të enjten se ai njeh shumë nga familjet e prekura nga masakra.

“Disa prej tyre janë miqtë e mi dhe do të më duhet të përballem me ta një ditë”, tha Rolando Reyes.

Gruaja e Reye-s ishte viktima e parë atë ditë, e qëlluar në fytyrë në shtëpinë e tyre përpara se Ramos të shkonte me makinë në shkollën fillore Robb dhe të vriste 21 njerëz.

Një plumb shpoi nofullën dhe faqen e sipërme të gruas së tij, tha Reyes, dhe ajo do të ketë nevojë për një operacion të rëndësishëm rindërtues në një spital në San Antonio.

Gjyshja “bëri gjithçka për të”, tha Reyes, dhe nuk e kupton pse 18-vjeçari do ta sulmonte atë.

Reyes është babai i nënës së Ramosit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Kalo në kategori