LAJMI I FUNDIT:

Nën kërcënimin e raketave – miqësorja mes Juventusit dhe Atleticos mund të anulohet

Nën kërcënimin e raketave – miqësorja mes Juventusit dhe Atleticos mund të anulohet

Miqësorja e fundit para-sezonale mes Juventusit dhe Atletico Madridit raportohet se rrezikon të anulohet për arsye sigurie.

Mundo Deportivo detajon se si raportet nga Ministria Palestineze e Sigurisë tregojnë se një seri raketash të lëshuara nga ushtria izraelite la të paktën tetë persona të vdekur dhe 44 të plagosur.


Raketa të tjera raportohet se goditën vendndodhje në veri dhe jug të Rripit të Gazës.

Për shkak të situatës, tani ekziston një mundësi serioze që miqësorja e ardhshme mes Juventusit dhe Atletico Madridit, e planifikuar për nesër, të anulohet.

Të dy klubet janë në pritje të lajmeve pasi pritet të nisen për në Izrael gjatë ditës së sotme.

Roma udhëtoi për në Izrael javën e kaluar për t’u përballur me Tottenhamin e Antonio Contes në një miqësore parasezonale në stadiumin “Sammy Ofer” në Haifa, Izrael. Giallorossët fituan 1-0.

Ndeshja e parë e Juventusit në sezonin e Serie A është kundër Sassuolos më 15 gusht, ndërsa sezoni i Atletico Madridit fillon kundër Getafes në të njëjtën ditë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori