LAJMI I FUNDIT:

Nën kërcënim të armës grabitet një market në Prishtinë

Nën kërcënim të armës grabitet një market në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten është grabitur një market në Prishtinë, ku një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënim të armës nga arka i ka grabitur një shumë parash.

Sipas raportit, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.


Nuk është raportuar për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore. /Telegrafi/