LAJMI I FUNDIT:

Nën kalanë e Ulqinit, atmosferë e zjarrtë e tifozëve kuqezi (Foto)

Nën kalanë e Ulqinit, atmosferë e zjarrtë e tifozëve kuqezi (Foto)

Kampionati evropian në futboll, i cili para dy ditësh filloi në Francë, solli atmosferë festive edhe në Ulqin.

Në tribunën e vendosur poshtë bedenave të Kalasë, në ekranin gjigantë të teknologjisë së fundit, do të përcillen të gjitha ndeshjet deri në fund të këtij evenimenti.


“Ideja fillestare ishte që, në njëfarë mënyre, të “shfrytëzojmë” Kampionatin evropian në futboll për pasurimin e ofertës turistike. Meqë jemi në periudhë parasezonale, tentuam që në këtë formë unike dhe të paparë deri tani të sjellim një pjesë të atmosferës nga stadiumet e Francës, me qëllim argëtimin e të gjithë dashamirësve të futbollit, qofshin ato mysafirë apo vendas”, shprehet Bledar Nelaj, njëri nga organizatorët e këtij manifestimi.

ulqin 1

“Po ashtu, duke u nisur nga fakti se kjo është hera e parë në histori që Kombëtarja jonë kualifikohet në garën Ndërkombëtare “Euro 2016”, kemi nisur iniciativën t’i bashkojmë të gjithë tifozët shqiptarë në një vend, me një moto, me një dëshirë – të përkrahim Kombëtaren tonë duke i ndjekur të tubuar nën bedenat e Kalasë shekullore”, vazhdoi ai.

Të gjitha ndeshjet e Kampionatit, prej fazës së grupeve, asaj eliminatore, e deri në ndeshjen finale do të transmetohen drejtpërdrejtë dhe të gjithë të pasionuarit mbas futbollit do të kenë mundësi t’i ndjekin në Molën e madhe të Ulqinit.

“Për të realizuar këtë projekt është dashur shumë mund dhe sakrificë. Përshtypjet e para të njerëzve janë të shkëlqyera, atmosfera është sportive dhe kjo më bënë të besojë se kemi bërë një punë të mirë deri tani”, theksoi Nelaj.

Ai njëherazi i fton të gjithë, në veçanti të rinjtë e Komunës së Ulqinit t’i bashkëngjiten tifozëve kuqë e zi dhe të ndjekin së bashku ndeshjet në mënyrë të organizuar.

ulqin 2 ulqin 3

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori