Shumë pjesëtarë të policisë në Mitrovicë nuk kanë arritur t’ia shtrëngojnë dorën drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi, i cili sot pak minuta para orës 8:00 ka arritur në vendin e tij të punës.
Strukturat më të larta policore të kësaj drejtorie kishin dal në pritje të drejtorit të tyre, për t’i uruar mirëseardhje dhe suksese të mëtejme në punën e tij.
“Ndjehemi krenarë me ty drejtor, të lumtë për qëndrimin dhe gjithçka tjetër”, thotë mes tjerash njëri prej udhëheqësve të policisë, pasi e puthë në të dyja faqet Thaçin, i cili u lirua më 1 nëntor nga paraburgimi në Serbi, raporton KosovaPress.
Nënkoloneli Thaçi nuk ka pranuar të deklarohet para kamerës, por gjatë bisedës me kolegët e tij, ka porositur ata që pavarësisht arrestimit të tij nga autoritetet e Serbisë, të gjitha komunitetet që jetojnë në Republikën e Kosovës të trajtohen barabartë.
Ai kërkoi nga të pranishmit punë dhe angazhim në kryerjen e detyrave, në mënyrë që të arrihen suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.
“Më e rëndësishmja është secili me dhënë kontributin tonë, mos me bë krahasime. Të gjitha komunitetet në Kosovë që jetojnë janë banorë të shtetit tonë, ne duhet me i trajtu barabartë, në asnjë mënyrë kjo kohë e imja mos me reflektu negativisht dhe me punu akoma më shumë në mënyrë që vitin e ardhshëm të jemi më të mirë sesa sivjet”, theksoi Thaçi.
Në anën tjetër, avokati Musa Damati, ka bërë të ditur për KosovaPress se arrestimi i Nehat Thaçit, përkatësisht nisja e procedurës penale ndaj tij, dhe vetëm një muaj më vonë mbyllja e rastit nga ana e Prokurorisë Speciale në Beograd, është indikatori më i mirë i cili tregon për regjimin e aparteidit që ende aplikohet në Republikën e Serbisë.
Sipas tij, institucionet e Republikës së Kosovës duhet të insistojnë që rastet e tilla të zgjidhen me një amnestim të përgjithshëm të të gjithë personave të cilët kanë qenë të involvuar në luftën e Kosovës.
“Fillimi ad hoc i procedurës penale, dhe vetëm një muaj më vonë mbyllja e rastit ndaj zotëri Thaçit nga ana e Prokurorisë Speciale në Beograd, është indikatori më i mirë i cili tregon për regjimin e aparteidit që ende aplikohet në Republikën e Serbisë, dhe procedurat e tilla penale krejtësisht jo juridike janë në kundërshtim të plotë me nenin 5 dhe 14 të konventës evropiane për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Andaj, mendoj se në këtë kontekst, institucionet e Republikës së Kosovës duhet që në mënyrë permanente të insistojnë që rastet e tilla të zgjidhen me një amnestim të përgjithshëm të të gjithë personave të cilët kanë qenë të involvuar në luftën e fundit për krijimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Damati.
Ndryshe, Nehat Thaçi ishte në paraburgim që nga 28 shtatori, kur u arrestua në bazë të një vendimi të Gjykatës së Lartë në Nish, dhe pastaj u transferua në Beograd, ku u mor në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar, e cila ka hapur procedurën kundër tij për veprën penale terrorizëm, gjë që ai gjatë intervistimit e ka hedhur poshtë. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE