LAJMI I FUNDIT:

Negociatat për hyrjen e ASH-së në qeveri drejt fundit, këto janë pozitat që do t’i drejtojë partia e Arben Taravarit

Negociatat për hyrjen e ASH-së në qeveri drejt fundit, këto janë pozitat që do t’i drejtojë partia e Arben Taravarit

Negociatat për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut janë drejt fundit. Sot në ndërtesën e qeverisë është mbajtur takim në mes ekipit negociator të ASH-së dhe pushtetit ekzekutiv.

Telegrafi Maqedoni mëson se ASH do të udhëheqë dy ministri (atë të Shëndetësisë dhe të Drejtësisë), një pozitë të zv.kryeministrit, MEPSO-n, Inspektoratin e Arsimit, Postën e Maqedonisë, si dhe Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor.


ASH gjithashtu negocion për të marrë Drejtorinë për menaxhim me pronën e konfiskuar, Hekurudhat, Spitalin e Tetovës, si dhe zv.drejtorinë e Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe atë të Doganave.

Ndërkohë nga ana tjetër, Alternativa ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë ose do të tërhiqet nga qeveria. Ata presin të shohin marrëveshjen përfundimtare në mes Arben Taravarit dhe Dimitar Kovaçevskit dhe më pas do të vendosin nëse do të vazhdojnë të jenë pjesë e shumicës parlamentare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori