LAJMI I FUNDIT:

Ne-Yo kërkon falje për komentet fyese që bëri ndaj prindërve të fëmijëve transgjinorë

Ne-Yo kërkon falje për komentet fyese që bëri ndaj prindërve të fëmijëve transgjinorë

Ne-Yo kërkoi falje për komentet ofenduese që bëri për prindërit e fëmijëve transgjinorë.

“Pas shumë reflektimeve, do të dëshiroja t’i shpreh faljen time më të thellë kujtdo që mund të kem lënduar me komentet e mia për prindërimin dhe identitetin gjinor”, shkroi këngëtari i “Miss Independent” në Twitter të dielën.


“Unë kam qenë gjithmonë një avokat për dashurinë dhe përfshirjen në komunitetin LGBTQI+, kështu që e kuptoj se si komentet e mia mund të ishin interpretuar si të pandjeshme dhe fyese”, vazhdoi ai, shkruan PageSix.

Foto: Getty Images

“Identiteti gjinor është i nuancuar dhe mund ta pranoj sinqerisht se kam në plan të edukoj më mirë veten mbi këtë temë, në mënyrë që t’i qasem bisedave të ardhshme me më shumë ndjeshmëri”, tha ylli.

“Unë drejtoj me dashuri dhe mbështes lirinë e shprehjes së të gjithëve dhe kërkimin e lumturisë”, e mbylli ai mesazhin.

Kjo vjen disa ditë pasi fituesi i “Grammy”-t, 43 vjeç, tha se nuk i kupton prindërit që i lejojnë fëmijët e tyre të marrin vendime “të ndryshojnë jetën” për identitetin e tyre gjinor në moshë të re.

“Ndjehem sikur prindërit pothuajse kanë harruar se cili është roli i një prindi”, tha ai gjatë një interviste për VladTV .

“Nëse djali juaj i vogël vjen tek ju dhe ju thotë: “Babi dua të jem vajzë, ju thjesht e lini të vazhdoj me këtë?”, kishte thënë këngëtari i “So Sick”.

Babai i shtatë fëmijëve tha se ai u rrit në “një epokë” ku “burri ishte burrë dhe gruaja grua”.

“Ishin dy gjini dhe kështu vazhdonte. Mund të identifikohesh si peshk i artë nëse mendon se kjo nuk është puna ime. Bëhet biznesi im kur përpiqesh të më bësh të luaj lojën”, tha ai.

Foto: Getty Images

Ne-Yo së fundmi u krahasua me Nick Cannon – i cili ka 12 fëmijë – kur ai ndau një foto të tij duke pozuar me familjen e tij prej shtatë fëmijëve në Instagram muajin e kaluar.

Kantautori i “Let Me Love You” ndan fëmijët e tij më të mëdhenj, vajzën Madilyn, 12 vjeç dhe djalin Mason, 11 vjeç, me ish të fejuarën dhe yllin e “RHOA”, Monyetta Shaë.

Ai është gjithashtu baba i tre fëmijëve me ish-gruan Crystal Renay: Shaffer Chimere Jr., Roman Alexander-Raj dhe Isabella Rose.

Në vitin 2022, Renay akuzoi Ne-Yo se e tradhtoi atë me gra “të shumta” gjatë marrëdhënies së tyre gati dhjetëvjeçare.

Ajo bëri kërkesë për divorc verën e kaluar, duke pretenduar se ai kishte mirëpritur një fëmijë me një grua tjetër.

Dy muaj pasi finalizuan ndarjen e tyre , këngëtari i “Because of You” kërkoi të drejtat prindërore për Braiden, i cili lindi në 2021 dhe Brixton, që lindi në shkurt, me të dashurën e tij të atëhershme Sade Jenea. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori