LAJMI I FUNDIT:

Në vitin 2022 Kuvendin e Maqedonisë e kanë vizituar mbi 6000 qytetarë

Në vitin 2022 Kuvendin e Maqedonisë e kanë vizituar mbi 6000 qytetarë

Në vitin 2022 Kuvendin e kanë vizituar 6027 vizitorë në kuadër të 169 tureve të organizuara, informoi Instituti Parlamentar.

“Me dy turet e zhvilluara këtë javë është arritur numri prej 6027 vizitorëve në shtëpinë ligjvënëse në vitin 2022. Në kuadër të 169 tureve të organizuara këtë vit, vizitorët patën mundësinë të njihen me ambientet e brendshme të shtëpisë ligjvënëse dhe hapësirat më përfaqësuese, të mësojnë për historinë, organizimin dhe funksionimin e Kuvendit dhe të shohin se ku punojnë deputetët. Falënderojmë të gjithë vizitorët që ishin pjesë e tureve tona”, thuhet në njoftimin e Institutit Parlamentar në Facebook.


Kuvendin e vizitojnë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, studentë, qytetarë.

Kuvendi me paralajmërim paraprak mund të vizitohet të premten ose në disa orë të caktuara të martën dhe të enjten.

“Turat realizohen gjatë ditëve të hapura – çdo të premte (terminet në çdo orë nga 9 e mëngjesit deri në 15 pasdite) ose nga e marta në të enjte nga ora 9 deri në 10 paradite. Nëse jeni të interesuar të jeni pjesë e tureve të organizuara, zgjidhni takim që ju përshtatet dhe dërgoni mesazh në këtë profil, telefononi në numrin e telefonit 02/3182 227 ose e-mail: parl.inst@sobranie.mk dhe organizoni vizitën Tuaj”, thuhet në njoftimin e Institutit Parlamentar.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori