LAJMI I FUNDIT:

“Në vitin 2017 rrjeti i gazsjellësit do të shtrihet edhe jashtë Strumice”

“Në vitin 2017 rrjeti i gazsjellësit do të shtrihet edhe jashtë Strumice”

Në vitin 2017 duhet të gazifikohen zonat industriale Sançevë dhe Svidovicë në Strumicë. Ndërmarrja e gazsjellësit në Strumicë planifikon që vitin e ardhshëm të zgjerojë rrjetin edhe jashtë qytetit. Njeriu i parë i ndërmarrjet publike “Strumica Gas” thotë se në vitin 2017 gazi do të arrijë edhe në fabrikat në Kulkish, që të mund tu jetë në shërbim të harxhuesve të mëdhenj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“15 kilometra të reja planifikohen për vitin 2017, prej të cilave pjesa më e madhe është zgjerimi i rrjetit të qytetit. Mbulimi i tanishëm i Strumicës është 25 kilometra rrjet gazsjellës”, thonë nga ndërmarrja “Strumica Gas”.


Strumica tanimë për të tretin vit me rradhë shfrytëzon gas me principin e gazifikimit virtuel. Gazi nga Bullgaria vjen me mrezha dhe kompresorë në Strumicë dhe më pas distribuohet në vendet tjera./Telegrafi/