Roberto Firmino do të largohet nga Liverpooli pas tetë viteve qëndrim në Anfield.

Sulmuesi brazilian është transferuar te gjiganti anglez në verën e vitit 2015 nga Hoffenheim për 41 milionë euro dhe ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për The Reds.


Por kur i kanë mbetur edhe gjashtë muaj kontratë, Firmino ka bërë të qartë se do të largohet nga Anfield.

Icon 570 MBNES20102622 ajaliv 0328203955

Reprezentuesi brazilian dëshiron një aventurë të re në karrierën e tij dhe opsionet për të nuk mungojnë.

Dy gjigantët spanjollë Real Madrid dhe Barcelona e duan atë, derisa interesim kanë shprehur edhe skuadrat e mëdha italiane Inter dhe Juventus.

31-vjeçari ka oferta edhe nga Al-Nasr në Arabinë Saudite apo disa skuadra amerikane. /Telegrafi/

telegrafi sport app