LAJMI I FUNDIT:

Në vendkalimin Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri në gjysmë ore

Në vendkalimin Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri në gjysmë ore

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është zmadhuar, ndërsa në vendkalimet Tabanoc dhe Borogrodicë, për hyrje-dalje nga Maqedonia pritet rreth 15-30 minuta. Në vendkalimet tjera të mbetura të Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje-daljet nga shteti.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të thata, përcjell Telegrafi Maqedoni.


LAMM rekomandon shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë.

Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë./Telegrafi/