LAJMI I FUNDIT:

Në takim presidenten e BERZH-it, Osmani bën thirrje për ndihmë në përballimin e sfidave në sektorin e energjisë

Në takim presidenten e BERZH-it, Osmani bën thirrje për ndihmë në përballimin e sfidave në sektorin e energjisë

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim një delegacion të lartë të Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim (BERZH) të udhëhequr nga presidentja Odile Renaud Basso, me të cilët diskutoi mbi projektet zhvillimore për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim, presidentja Osmani e vlerësoi punën e BERZH dhe faktin që po mbështet projekte për avancimin e mirëqenies së qytetarëve.


Në veçanti ajo potencoi punën e bërë në fushën e sektorit të energjisë, ndërtimin e kapaciteteve të sektorit privat, dhe punën në drejtim të fuqizimit të grave dhe vajzave në ekonomi.

Presidentja Osmani tha se mbështetja e projekteve infrastrukturore, por edhe ofrimi i ekspertizës në fusha të ndryshme, kanë ndikuar në avancimin e gjithmbarshëm të punës së institucioneve në vend, transmeton Telegrfi.

Osmani bëri thirrje për ndihmë të vazhdueshme në drejtim të përballimit të sfidave në sektorin e energjisë, fuqizimin dhe aktivizimin e grave dhe vajzave në tregun e punës, si dhe angazhimin për tkurrjen e hendekut në mes të nevojave të tregut të punës dhe sistemit arsimor në vend.

Nga ana e BERZH u prezantuan projektet aktuale dhe të ardhshme, si dhe u vlerësua fakti se me rezultate pozitive siç ishte rasti i vlerësimit të Kosovës në Indeksin e Percepcionit të Korrupsionit, Kosova shihet gjithnjë e më shumë si vend kredibil dhe partner serioz për bashkëpunim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

PlanB
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

CITY College
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ekonomi
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Elfije Boletini
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit

Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit

Ekonomi
Kalo në kategori