Në pikën kufitare Tabanoc, për hyrje në Maqedoninë e Veriut pritet rreth 30 minuta, ndërsa në Bogorodicë, për dalje nga shteti, pritjet janë rreth një orë, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi, thonë nga LAMM.


Sipas LAMM-së, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata, ndërsa intensiteti i qarkullimit jashtë zonave urbane është i rritur.

Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet të përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të drejtojnë me kujdes, veçanërisht në akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së gurëve.