ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Dje në ora 23:00 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë kanë ndaluar 19-vjeçarin K.S. nga Republika e Shqipërisë.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se personi ka paraqitur dokumentet e udhëtimit të dikujt tjetër.


Ai është dorëzuar në Departamentin për Krime Ndërkufitare, Migrime, të Huaj - Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme, njofton MPB.