LAJMI I FUNDIT:

Në Spanjë zbulohen prapaskenat nga viti 2017, Lautaro kishte nënshkruar kontratë me Atletico Madridin – gjithçka që ndodhi mes sulmuesit dhe klubit

Në Spanjë zbulohen prapaskenat nga viti 2017, Lautaro kishte nënshkruar kontratë me Atletico Madridin – gjithçka që ndodhi mes sulmuesit dhe klubit

Lautaro Martinez është njëri nga futbollistët më të mirë të Interit në katër  vitet e fundit.

Sulmuesi argjentinas iu bashkua Interit katër vite më parë nga skuadra argjentinas Racing për shumën e 25 milionë eurove.


Por para se t’i bashkohej Interit, Lautaro kishte nënshkruar kontratë me gjigantin spanjoll Atletico Madrid dhe ka qenë gazeta spanjolle Mundo Deportivo që ka zbuluar prapaskenat.

Ishte dhjetor i vitit 2017 kur Atlético e Madrid mbylli marrëveshjen për blerjen e Lautaro Martínezit nga Racing Club.

Reprezentuesi argjentinas atëherë në moshën 20 vjeçare, kishte shkëlqyer te Racing, dhe klubi “bardhekuq” kishte lëvizur menjëherë.

Përfaqësues të ‘Los Colchoneros’ kishin udhëtuar drejt Argjentinës dhe kishin arritur ta bindin lojtarin për të nënshkruar marrëveshjen.

Sipas Mundo Deportivos, Lautaro do të nënshkruante për gjashtë sezone me Atleticon, skuadër e cila do të paguante 12 milionë euro (klauzola e tij e largimit ishte nëntë milionë) dhe do të qëndronte te Racing deri në qershor në formë huazimi.

Gjithashtu, futbollisti kaloi testet mjekësore në Buenos Aires dhe përfaqësuesi i tij , Roly Zarate, pranoi se me 99 për qind operacioni ishte i kryer.

Kaq, derisa në korrik 2018 Interi zyrtarizoi nënshkrimin e Lautaro Martínezit. Italianët kishin paguar dyfishin e shumës që kishte ofruar Atletico.

Lautaro u bind nga Diego Milito për t’u veshur zikaltër. Milito, një ish futbollist i Interit, ishte mik i madh me Javier Zanettin.

Kryeqytetasit spanjoll mbeten pa Lautaron, me të cilin kishin rënë dakord për gjithçka, por futbollisti ndryshoi mendje në momentin e fundit.

Gazeta ‘Mundo Deportivo’ ka mundur të sigurojë dokumentet që e vërtetojnë këtë. Janë dy fotografi në të cilat shfaqet Lautaro Martínez, duke buzëqeshur dhe firmosur kontratën që do ta lidhte me Atleticon, madje duke pozuar me dosjen që në të është edhe stema e klubit dhe që përmbante gjithë dokumentacionin.

Katër vite më vonë, vlera e Lautaros është trefishuar pasi ai tani vlen mbi 80 milionë euro dhe pikërisht Atletico Madrid është njëra nga skuadrat e interesuara për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori