LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri vijnë mbi 100 muxhahedinë – së bashku me liderin e tyre!

Në Shqipëri vijnë mbi 100 muxhahedinë – së bashku me liderin e tyre!

Mbi 100 aktivistë të Organizatës Popullore Muxhahedine të Iranit do të vijnë nga Iraku në Shqipëri me një aeroplan amerikan pasagjerësh.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, më shumë se 100 muxhahedinë do të vijnë në Shqipëri së bashku me liderin e tyre aktual Massoud Rajavi.


“Është planifikuar që aeroplani të mos ketë në bord pasagjerë të tjerë përveç muxhahedinëve, dhe mesa duket, fluturimi është planifikuar nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), megjithëse pas operacionit qëndron ushtria amerikane dhe negociatorë nga Arabia Saudite”, transmeton Newsbomb.al sipas raportimeve të shtypit iranian.

E formuar më 1965, Organizata Popullore Muxhahedine (PMOI/MEK) është një grupim që kërkon të rrëzojë regjimin aktual iranian.

Në vitin 1980 anëtarë të MEK u vendosën në Irak nga ku nisën sulmet kundër Republikës Islamike por në vitin 2003 u çarmatosën nga koalicioni ndërkombëtar në Irak.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori