LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup mbahet punëtoria ndërvepruese ”ReFresh F5”

Në Shkup mbahet punëtoria ndërvepruese ”ReFresh F5”

Parlamenti studentor i Fakultetit të shkencave informatike dhe inxhinjeringut në Shkup, organizon punëtori ndërvepruese dhe hakaton për zhvillimin e aplikacioneve mobile në sferën e ekologjisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

E quajtur ”ReFresh F5”, punëtorië do të fillojë sot, ndërkaq do të mbarojë më 7 dhjetor. Qëllimi i këtij organizimi është mbledhja e programerëve dhe aktivistëve të sferës së ekologjisë, ku do të mund të njihen me problemet ekologjike me të cilat përballemi, si edhe të punojnë në drejtim të zgjidhjes së tyre.


Në këto tre ditë, pjesëmarrësit do të krijojnë aplikacione mobile, nën mentorimin e ekspertëve të sferës./Telegrafi/