eksperti-banner

Një prodhues nga Knasnoyarsk i Rusisë, e ka nxjerr në shitje një akullore të re, dhe e ka emëruar “Obamka”, që në gjuhën ruse nënkuptohet si ‘Obama i vogël’.

Madje, në mbështjellësin produktit, është vizatuar një fëmijë me ngjyrë, që qëndron i buzëqeshur, transmeton Telegrafi.


“Me shije dhe përbërës të ndryshëm, këto akullore simbolizojnë një racë të caktuar njerëzish që jeton në planetin tonë. Emrat e produkteve duhet të dukshëm, në mënyrë që të bien në sy. Kjo është një akullore për fëmijë dhe nuk ka të bëjë aspak me politikë”, kanë thënë zyrtarët e kompanisë prodhuese.

“Kjo akullore i tregon më së miri marrëdhëniet e ngrira në mes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”, është një koment lidhur me emërimin e pazakontë. /Telegrafi/

A view shows an ice cream and a wrapping, which reads