LAJMI I FUNDIT:

Në rast të dështimit me Leonard, Lakers ka tri alternativa të tjera

Në rast të dështimit me Leonard, Lakers ka tri alternativa të tjera

Los Angeles Lakers nuk duan të mbeten duarkryq në rast të dështimit të transferimit të Kawhi Leonardit, kështu që kanë bërë një plan konkret rreth sjelljes së lojtarëve të rinj.

Saga rreth të ardhmes së MVP-së së “playoff” të NBA-së ende po vazhdon, ku basketbollisti pritet që në ditët e ardhshme të marrë vendimin përfundimtar.

Sipas informacioneve të fundit nga Amerika, opsioni Clippers ka rënë, kështu që mbetet për të parë nëse Kawhi do të vazhdojë karrierën në Lakers ose do t’i qëndrojë besnik Raptorsave, me të cilët sezonin e kaluar fitoi titullin e kampionit.

Danny Green

Në çdo rast, Lakers raportohet se ka tri alternativa të tjera në rast Kawhi vendos të qëndrojë në Kanada.

Danny Green, Marcus Morris, DeMarcus Cousins, siç raporton ESPN, do të ishin të mjaftueshëm për ekipin që yll kryesor e kanë LeBron Jamesin.

Cousins sezonin e kaluar ka luajtur për Warriors, ku nuk pati shumë paraqitje për shkak të dëmtimit të tendinit të Akilit.

DeMarcus Cousins

Morris kaloi sezonin e fundit në Boston, ku ishte një lojtarët e pesëshes standarde dhe kishte një mesatare prej 14 pikëve për ndeshje.

Green ka luajtur të gjitha ndeshjet me Toronton dhe konsiderohet si një ndër lojtarët më të mirë të repartit të mbrojtjes dhe kjo është arsye e mjaftueshme për ta transferuar.

Skena filmi në Toronto, helikopteri ndjek hap pas hapi yllin e NBA-së: Leonard takohet me zyrtarët e Torontos
Lexo po ashtu Skena filmi në Toronto, helikopteri ndjek hap pas hapi yllin e NBA-së: Leonard takohet me zyrtarët e Torontos

Ndryshe, Lakersat sezonin e kaluar nuk arritën të sigurojnë një biletë për në fazën përfundimtare të ligës amerikane të basketbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori