LAJMI I FUNDIT:

Në Prizren, ​54 raste aktive me coronavirus, 32 persona presin rezultatet gjatë ditës

Në Prizren, ​54 raste aktive me coronavirus, 32 persona presin rezultatet gjatë ditës

Në komunën e Prizrenit deri më tani janë identifikuar 134 raste me COVID-19, ku 54 prej tyre janë raste aktive, 75 të shëruar kurse 3 kanë përfunduar me fatalitet, derisa theksoi se sot janë bërë edhe 32 testime.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, thotë se përjashtuar 3 rasteve të gjitha rastet tjera janë në shtëpi në vetë izolim.


“Aktualisht janë 134 raste të infektuar në komunën e Prizrenit, nga ta 75 raste tash më janë të shëruar, ndërkohë që 3 fatkeqësisht kanë humbur jetë. Raste që vazhdojnë të jenë të hapura janë 54, që vazhdojnë të jenë të hapura apo pozitiv me virusin COVID-19”, thotë Shehu.

Ai në një prononcim për KP ka theksuar se gjendja e të prekurve me virusin korona është stabile.

“Pjesa dërmuese, përjashtuar 3 rasteve që të gjithë janë në shtëpi në vetë izolim pa pasur nevojë për hospitalizim, përveç 3 rasteve të cilat janë në klinikën infektive në Prishtinë, megjithatë sipas informacioneve që kemi edhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, nuk kanë nevojë për ndonjë tretman po themi intensive apo tretman tjetër për veç se oksigjeno terapi”, deklaroi ai.

Shehu ndër të tjerash, thotë se në Komunën e Prizrenit, sot janë testuar edhe 32 persona për COVID-19, 28 prej tyre punonjës në rajonin Policor të Kosovës, kurse 4 të tjerë janë kontakte të të infektuarve ditë më parë.

“Sipas informacioneve që kemi nga qendra rajonale e shëndetit publik këtu në Prizren sot janë bërë gjithsej 32 testime, nga ta të gjithë janë gjurmime të kontakteve 28 janë punonjës të rajonit Policor të Kosovës, ndërsa 4 të tjerë janë kontakte të të infektuarve ditë më parë me virusin COVID 19”, thotë Shehu.

Shehu thotë se me lehtësimin e masave në fazën e dytë, qytetarët nuk i kanë përfillur rekomandimet e IKSHPK-së.

“Me fazën e dytë të lehtësimeve të masave që është bërë është vërejtur jo vetëm në komunën e Prizrenit por gjithandej, po themi një mos respektim i kufizimit të lëvizjeve dhe grumbullimeve të caktuara. Megjithatë që nga 1 qershori do të fillojë edhe faza e tretë e lehtësimeve sipas të gjitha gjasave…Në përgjithësi komuna e Prizrenit i ka respektuar masat por në kohen kur ka filluar lehtësimi i fazës së dytë kanë filluar të mos i respektojnë sa duhet”, thotë Shehu.

Kujtojmë se nga data 8 shkurt deri më 29 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.635 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.064 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori