LAJMI I FUNDIT:

Në pritje të Qeverisë Hoti, ende nuk dihen emrat e ministrave nga LDK, Nisma dhe Lista Serbe

Në pritje të Qeverisë Hoti, ende nuk dihen emrat e ministrave nga LDK, Nisma dhe Lista Serbe

Pas mocionit të mosbesimit për Qeverinë Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës nisi negociatat me partitë opozitare për formimin e Qeverisë së re.

LDK arriti të nënshkruajë marrëveshje për koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Lista Serbe dhe komunitetet tjera joserbe.

Sipas marrëveshjeve të nënshkruara, AAK do të udhëheq me katër ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit, Nisma Socialdemokrate me dy ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit, ndërkaq Lista Serbe nuk dihet ende se çfarë pjesëmarrje do ta ketë në këtë qeveri, pasi që LDK ende vazhdon ta mbajë “sekret” marrëveshjen me këtë parti, shkruan Telegrafi.

Deri më tani AAK-ja është e vetmja parti e cila ka bërë publike emrat e ministrave, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion me LDK-në.

Marrëveshja për bashkëqeverisje LDK-AAK, këto janë detajet (Dokument)
Lexo po ashtu Marrëveshja për bashkëqeverisje LDK-AAK, këto janë detajet (Dokument)

Nga radhët e AAK-së, zëvendëskryeministër do të jetë Besnik Tahiri, Ministrinë e Punëve të Jashtme do ta udhëheq Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë do ta udhëheq Selim Selimi, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik do ta udhëheq Blerim Kuçi, dhe Ministrinë e Arsimit, Ramë Lika.

Në anën tjetër nga ana e Nisma Socialdemokrate, Durim Limaj, Mevludin Krasniqi, Skender Reçica, Bilall Sherifi, Valdete Bajrami janë disa nga emrat që janë përmendur si ministra potencial, mirëpo kjo parti ende nuk ka vendosur për një gjë të tillë.

Deputeti i kësaj partie, Endrit Shala ka thënë për Telegrafin se janë në pritje të vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e pastaj do t’i bëjnë publike emrat e ministrave.

“Ende nuk i kemi caktuar emrat. E presim vendimin e Gjykatës me na ardh i plotë e pastaj me vazhdu me procedura, konsultimet me partitë. Momentin që i kemi emrat do t’i bëjmë publike”, ka thënë Shala.

Kjo është marrëveshja LDK-Nisma (Dokument)
Lexo po ashtu Kjo është marrëveshja LDK-Nisma (Dokument)

Edhe nga Lidhja Demokratike ndonëse janë përmendur emra të ndryshëm për postet ministrore, as ky subjekt ende zyrtarisht nuk ka publikuar emrat e ministrave.

E nga Lista Serbe ende nuk dihet se kush do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, pasi që LDK ende nuk e ka bërë publike marrëveshjen me këtë subjekt.

Ndonëse nga LDK-ja kishin deklaruar se do ta bëjnë publike, tashmë kanë kaluar një muaj nga zyrtarizmi i marrëveshjes me Listën Serbe, dhe e gjitha çfarë ajo dihet dhe është thënë nga zyrtarët e LDK-së është se “Lista Serbe do të ketë pjesëmarrje të njëjtë siç kanë pasur edhe në Qeverinë tash që është në detyrë”.

Ndryshe Gjykata Kushtetuese javën e kaluar i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi lidhur me dekretin për mandatimin e Avdullah Hotit për postin e kryeministrit.

Një vendim të tillë nuk e kanë pranuar nga Lëvizja Vetëvendosje të cilët e kanë quajtur vendim skandaloz dhe të papranueshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori