LAJMI I FUNDIT:

Në Prishtinë sonte ajri i ndotur

Në Prishtinë sonte ajri i ndotur

Cilësia e ajrit në kryeqytet, sonte raportohet të jetë e ndotur.

Ndotja e ajrit është problem me të cilin kryeqytetasit po përballen tash e sa vite, pa mundur të gjendet një zgjidhje.


Kohë më parë si pjesë e projektit të bashkëpunimit teknik të JICA-s – “Projekti i zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”, janë vendosur monitorët për matjen dhe publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në Prishtinë: në sheshin “Nënë Tereza”, afër MASHT-it, tek ish-Rilindja dhe përballë katedrales “Nënë Tereza”.

Monitorët do t’u ndihmojnë qytetarëve në Prishtinë që t’i monitorojnë nivelet e ndotjes së ajrit në kohë reale.

Njëri nga këta monitorë të vendosur në qendër të qytetit sonte tregon se gjendja aktuale e cilësisë së ajrit në ora 22.04 minuta është e ndotur.

Ndryshe, shkaktarët e ndotjes së ajrit përmenden të jenë veturat e shumta që qarkullojnë në qytet, ndërtimet e shumta, mungesa e hapësirave të gjelbra, ngrohja me qymyr, por edhe të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori