LAJMI I FUNDIT:

Në prani të minatorëve, nënshkruhet ligji për Trepçën

Në prani të minatorëve, nënshkruhet ligji për Trepçën

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka pritur sot në një takim menaxhmentin dhe minatorë të Trepçës, ku edhe në prani të tyre ka nënshkruar Ligjin për Trepçën i miratuar të premten që shkoi nga Kuvendi i Kosovës.

Duke uruar për ligjin e ri, Veseli tha se që nga sot hapet një rrugë e re për këtë gjigant të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.


“Ligji për Trepçën nuk ka konotacion politik, por përkundrazi ka konotacion ekonomik”, tha Veseli. Sipas tij do të përmirësohet bilanci tregtar, i cili është shumë negativ.

Veseli tha se pas ligjit që nga sot do të ketë hapa tjerë. /Telegrafi/