Në Postë do të shiten edhe telefona mobilë

Sot në Zyrën Postare që ndodhet në ndërtesën kryesore të ish-PTK lagjja “Dardania”, Posta e Kosovës dhe kompania Zone Mobile do të inaugurojnë fillimin e shitjes së telefonave mobilë dhe aksesorëve.
Përfaqësues të Postës dhe të Zone Mobile do të flasin për bashkëpunimin mes tyre dhe do të bëhet prezantimi i telefonave dhe aksesorëve që do të ofrohen për shitje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/10/2016








































