LAJMI I FUNDIT:

Në pesë sekonda, zbuloni se cila anë e trurit tuaj është mbizotëruese: Këtë e përcakton personaliteti juaj!

Në pesë sekonda, zbuloni se cila anë e trurit tuaj është mbizotëruese: Këtë e përcakton personaliteti juaj!

Shikoni iluzionin optik që zbulon anën mbizotëruese të trurit!

Një iluzion optik interesant mund t’ju ndihmojë të përcaktoni nëse ana juaj e djathtë apo e majtë e trurit është mbizotëruese.


Gjithçka që duhet të bëni është të shikoni videon për disa sekonda dhe të përcaktoni nëse mendoni se kali po ecën përpara apo prapa, transmeton Telegrafi.

Nëse shihni që kali po lëviz përpara, ana juaj e majtë e trurit dominon. Kjo anë është analitike, që do të thotë se ju më së shumti mendoni logjikisht dhe ju pëlqen të keni gjithmonë gjithçka të planifikuar në detaje.

Gjithashtu, ju pëlqen që çdo gjë të ketë rendin e vet të vendosur, kaloni mirë me numrat dhe faktet.

Nëse shihni kalin që ecën mbrapa, ana e djathtë e trurit tuaj dominon.

Kjo do të thotë se jeni intuitiv, imagjinativ dhe krijues. Ju pëlqen të mendoni jashtë kornizave, shpesh përdorni vizualizimin, jeni të interesuar për artin dhe jeni një ëndërrimtar i madh. /Telegrafi/