LAJMI I FUNDIT:

Në përgatitje pasardhësi i McLaren 650S

Në përgatitje pasardhësi i McLaren 650S

McLaren lansoi modelin 650S Coupe dy vjet më parë, por tani kompania është duke punuar në zëvendësimin e tij.

“P14”, është modeli i ri që do të përdorë motorin 3.8-litërsh me 650 kuajfuqi. Sipas shefit të kompanisë, Mike Flewitt, modeli i ri do të ketë trup të përbërë nga fijet e karbonit.


Modeli i ri do të jetë në gjendje të arrijë përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra në orë për më pak se tre sekonda dhe do të jetë më i shpejtë se 333 kilometra për orë, sa arrin modeli aktual.

Për të arritur këtë, “P14” do të shfrytëzojë aerodinamikën e re në trup.

McLareni do të prezantojë modelin e ri në panairin e ardhshëm të Geneva Motor Show.