LAJMI I FUNDIT:

Në një moment, nuk e kishte njohur as babai i saj – pinte tri shishe verë në ditë, australiania tregon transformimin drastik

Në një moment, nuk e kishte njohur as babai i saj – pinte tri shishe verë në ditë, australiania tregon transformimin drastik

Një trajnere dhe nënë e dy fëmijëve, të cilën varësia e skajshme nga alkooli gati sa e vrau, ka zbuluar se si ajo mësoi të jetonte pa të.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Justine Whitchurch, 47 vjeç, nga Bregu i Artë, e cila la alkoolin shtatë vjet më parë kur pa se çfarë po bënte si për jetën e saj ashtu edhe për fëmijët e saj.


Dhe Justine ka rrëfyer përvojën e saj duke thënë se një nga sfidat më të mëdha për të jetuar një mënyrë jetese më të shëndetshme ishte gjetja e një rrethi shoqëror që përshtatet me rimëkëmbjen e saj.

“Për shumicën e popullatës, mendimi për të hyrë në arenën sociale pa alkool nuk është një koncept që ata do ta konsideronin ndonjëherë”.

“Në fund të fundit, Australia është një komb që pi dhe ne jemi popullsia me më shumë (për frymë) që pinë në botë. Është bërë një pjesë e integruar e kulturës sonë dhe shumë e pranueshme në të”.

Justine tha se mund të jetë e vështirë t’u thuash njerëzve që nuk po pini sot ‘ose edhe se nuk po pini më kurrë’, por pasi ta bëni këtë nuk do të pendoheni kurrë.

Ajo ka bërë të ditur se në rastin më të keq të saj, në gjashtë muajt e fundit para se të pushonte së piri, 47-vjeçarja konsumonte të paktën tre shishe verë në ditë ’me pak vodka herë pas here, nëse do të dëshironte të shkonte “e pazbuluar ”.

“Pika e vetme e kthesës ishte vajza ime nëntë vjeçare të cilën e pash me lot në sy dhe duke thënë: Nënë, jam e frikësuar se nuk do të bësh më mirë”, tha Justine.

“Unë rashë 14 kg në gjashtë muaj, trigliceridet e mia ishin aq të larta që unë kisha një rrezik të madh sulmi në zemër, numri i trombociteve ishte aq i ulët… dhe flokët po më binin”.

“Arrita në atë pikë sa babai im, kur më pa për herë të parë pas disa muajsh tha se nëse ai nuk do ta kishte ditur se unë isha, nuk do ta njihte vajzën e tij”.

Mjekët gjithashtu i thanë Justine-it që ajo kishte vetëm disa muaj për të jetuar nëse ajo vazhdonte rrugën që po shkonte.

Justine shpjegoi se kur ajo u largua për herë të parë nga alkooli, ishin muajt e parë që ishin ‘më të vështirat’. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Fun
Australiani lundron lumin mbi një kungull

Australiani lundron lumin mbi një kungull

Fun
Kalo në kategori