LAJMI I FUNDIT:

Në NBA tani lojtarët po shënojnë shumë shpesh mbi 40 pikë, ata që e arritën këtë shifër në ditët e fundit

Në NBA tani lojtarët po shënojnë shumë shpesh mbi 40 pikë, ata që e arritën këtë shifër në ditët e fundit

Edhe pesë vjet më parë, në sezonin e tij fillestar me Dallas Mavericks, Luka Doncic i mahniti amerikanët duke deklaruar se ishte më e lehtë për të të shënonte në NBA sesa në Evropë.

Slloveni në këto pesë vite e dëshmoi vazhdimisht këtë duke arritur shifra të paimagjinueshme në disa epoka të mëparshme.


Dhe jo vetëm ai, rekordet dhe arritjet historike po bien thuajse çdo ditë, dhe këtë sezon gjithçka ka nisur të arrijë nivele ekstreme.

Kjo ishte veçanërisht e dukshme gjatë pushimeve të kaluara, kur në harkun kohor prej vetëm 10 ditësh, nga 23 dhjetori deri më 2 janar, 27 herë u shënuan mbi 40 ose më shumë pikë.

Vetë Doncic e bëri këtë tre herë, dhe më 27 dhjetor ai arriti një triple-double mahnitës prej 60 pikësh, 21 kërcimesh dhe 10 asistimesh kundër New York Knicks.

Joel Embiid gjithashtu i kaloi 40 pikët tri herë, ku ai shkoi mbi 50 dy herë këtë sezon.

Në NBA që nga koha kur Kobe Bryant shënoi 81 në vitin 2006, vetëm gjashtë lojtarë para tij kishin shënuar më shumë se 70 pikë në një ndeshje NBA.

Deri në dëmtimin e Kevin Durant në ndeshjen e së dielës kundër Miamit, shtatë lojtarë kishin mesatarisht më shumë se 30 pikë, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë në histori, dhe Doncic i udhëhoqi ata me 34.0 për lojë.

Por nuk janë vetëm rekordet individuale që po bien. Këtë sezon, skuadrat po shënojnë më shumë pikë se kurrë më parë.

Vlerësimi mesatar ofensiv të ekipeve të NBA është 113.6 pikë, dhe për krahasim, me sezonin 1973/74, kur filluan llogarit për herë të parë, ishte 97.7./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori