LAJMI I FUNDIT:

Në Munih u mbajt sesioni informues ‘Klima e investimeve në Kosovë’

Në Munih u mbajt sesioni informues ‘Klima e investimeve në Kosovë’

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizoi në Munih sesionin informues “Klima e investimeve në Kosovë”, ku bizneset pjesëmarrëse të diasporës u informuan për shërbimet e KIESA-së, shkëmbimet tregtare, statistikat e investimeve dhe të tjera informata lidhur me investimet Kosovë-Gjermani.

Drejtoresha e Departamentit për Hulumtime dhe Përkrahje të Investimeve të Diasporës, Shqipe Krasniqi, foli për projektet konkrete, të cilat MDIS-i ka ndërmarrë, siç janë themelimi i grupit të punës për hartimin e koncept-dokumentit për lehtësimin e investimeve nga diaspora.


“Ky grup është i përbërë nga institucione relevante dhe biznese nga diaspora, për të krijuar një klimë më të favorshme për të bërë biznes në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Ajo ka përmendur se përmes këtij grupi do të mundësohet një shkëmbim përvojash me shtetet, si Italia Kroacia, Irlanda e të tjera.

Krasniqi ka prezantuar edhe platformën “online” DIKOS, e cila mundëson komunikimin direkt mes bizneseve të diasporës.

Përmes DIKOS-it do të krijohet bashkëpunimi me komuna, duke bërë kështu një mekanizëm lokal që ndikon në nxitjen e investimeve nga diaspora.

Në këtë sesion gjithashtu u bë prezantimi i verërave të Kosovës. Ndër verat që u prezantuan ishin: Stone Castle, Daka Wine, Labi Wine, Bodrumi i Vjetër Rahovec, Suhareka Verari, Eko Rahovec, Kosova Wine. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori