LAJMI I FUNDIT:

Në moshën 79 vjeçare, De Niro është bërë baba për herë të shtatë

Në moshën 79 vjeçare, De Niro është bërë baba për herë të shtatë
(Foto: Getty Images)

Aktori hollivudian, Robert De Niro, ka pritur në jetë fëmijën e tij të shtatë.

Lajmin e ka konfirmuar përfaqësuesi i 79-vjeçarit në një prononcim për Page Six, por nuk e ka treguar emrin e as gjininë e të porsalindurit.


De Niro kishte nxitur spekulime të hënën, pasi e kishte korrigjuar gazetarin e ET Canada, i cili kishte thënë se është baba i gjashtë fëmijëve, duke sqaruar se sapo ka pritur në jetë një tjetër fëmijë.

Aktori dhe e dashura e tij, Tiffany Chen, në muajin e kaluar (Foto: BackGrid)

Ai nuk e ka zbuluar identitetin e nënës së fëmijës, megjithëse e dashura e tij, Tiffany Chen, ishte fotografuar me barkun e fryrë në muajin e kaluar.

Ylli i “Taxi Driver” u bë baba për herë të parë në vitin 1971 kur me gruan e atëhershme Diahnne Abbott e pritën në jetë vajzën Drena (tash 51 vjeçare). Çifti i dikurshëm janë prindër edhe të djalit Raphael (46 vjeçar).

De Niro ka një vajzë (51 vjeçe) dhe një djalë (46 vjeçar) nga lidhja me Diahnne Abbott (Foto: Getty Images)

De Niro ka djemtë binjakë 27 vjeçarë, Aaron dhe Julian, me ish-të dashurën Toukie Smith, si edhe djalin Elliot (25 vjeçar) dhe vajzën Helen (11 vjeçare) me ish-bashkëshorten Grace Hightower. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Magazina
Veprime të tilla ishin ndaluar rreptësisht nga Eurovisioni, ish-përfaqësuesi i Suedisë theu rregullin që shkaktoi reagime të mëdha

Veprime të tilla ishin ndaluar rreptësisht nga Eurovisioni, ish-përfaqësuesi i Suedisë theu rregullin që shkaktoi reagime të mëdha

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën "Titan"

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori